Në mënyrë të papritur Drini Zeqo ka lënë shtëpinë më të famshme në Shqipëri. Big Brother njoftoi banorët dhe publikun se tërheqja e tij nga gara është për shkak të një urgjence familjare.

Drini ishte banori i parë që hyri në shtëpinë e madhe të Big Brother Vip 3.

Në ditën e parë të hyrjes në shtëpi, gazetari dhe moderatori tha se:

“Dua të ngjis tek publiku dhe pse jo të fitoj. Të dy ndajmë një emocion televiziv, sepse të dy jemi persona ekrani, ajo që doja të nënvizoja është se unë kam, dyfish emocione, sepse rikthehem sërish në Top Channel“, tha Drini.

Urojmë që cdo gjë të shkojë mirë, Drini!

Leave a Comment

Your email address will not be published. Required fields are marked *