Kylian Mbappe ka qenë disa ditë më parë me pushime me miqtë e tij, pasi nuk u grumbullua nga Luis Enrike për ndeshjen e fundit të kampionatit.

Ndaj sulmuesi francez ka menduar që të kalojë këtë periudhë me familjarët dhe miqtë e tij.

Por një video e pushimeve të tij bëri xhiron e rrjetit, pasi tregon Mbappe të mahnitur pas një bukurosheje që po kalonte para tij duke mbajtur një flamur francez në një lokal në Kanë. Mbappe fillimisht nuk e vuri re, pasi po bisedonte me Dembele, pro menjëherë më pas mimika e fytyrës la të kuptonte se sulmuesi francez u shtang nga bukuria e vajzës që kishte përpara.

Sakaq, fansat e shumtë në rrjetet sociale kanë qenë të shpejtë ta identifikojnë atë, teksa tashmë ajo ka marrë popullaritet të madh. Duket se Mbappe nuk ka pasur faj që është mahnitur.

Madje, në rrjetet sociale janë hapur adresa të shumta në emrin e saj.

Leave a Comment

Your email address will not be published. Required fields are marked *