Financieri Ken Griffin, pronar i fondit të sigurimeve Citadel LLC i ka paguar një ditë zbavitjeje në park të gjithë stafit të degëve të tij në Hong Kong, Singapor, e Sydney.

Milioneri raportohet se zbaviti rreth 1,200 punonjës me një udhëtim luksi në parkun Disneyland në Tokyo për të celebruar përvjetorin e kompanisë.

Griffin ftoi punonjësit dhe familjarët e tyre në udhëtimin në parkun bregdetar DisneySea teksa dy kompanitë e tij celebronin 20 e 30 vjetorin respektivisht.Të gjitha shpenzimet si udhëtimi, ushqimi e zbavitjet mbuloheshin nga financieri 55 vjeçar Griffin, i cili kishte bërë gjithashtu donacione arsimi, mjekësie dhe kërkimi ekonomik, shkruan rrjeti britanik TheMirror.

Pasuria e Griffin llogaritet në 35 miliardë dollarë ndërsa një ditë në parkun e Tokios kushton rreth 70 dollarë kështu që fatura e tij do të ketë arritur mbi 100 mijë dollarë.

Ken dhe kompanitë e tij festonin suksesin në treg në një kohë kur shumë grupe financiare kanë humbur para sivjet me një rënie të biznesit prej 5%.

Leave a Comment

Your email address will not be published. Required fields are marked *