Shkrimi i mendimeve tuaja dhe shkatërrimi i tyre është një praktikë efektive për lehtësimin e zemërimit. Një studim i ri japonez, i kryer nga Universiteti Nagoya, ka demonstruar efektivitetin e kësaj metode. Ja si funksionon.

Hulumtimi
Studiuesit i kërkuan një grupi studentësh të universitetit të shkruanin opinione të shkurtra për disa çështje sociale, duke shpjeguar se shkrimet e tyre më pas do të vlerësoheshin. Vlerësimet e marra nga vullnetarët ishin, qëllimisht, të gjitha negative dhe të shoqëruara me komente shumë kritike. Në atë pikë, studiuesit u kërkuan studentëve të shkruanin mendimet e tyre në lidhje me vlerësimet që morën, duke u fokusuar në ato komente që kishin shkaktuar emocione të zemërimit tek ata. Më pas, ata i ndanë vullnetarët në dy grupe: i pari duhej të shkatërronte atë që ishte shkruar duke e hedhur në kosh ose përmes një grirëse dokumentesh; grupi i dytë, megjithatë, duhej t’i mbante të shkruara mendimet e tyre.

Rezultatet
Pjesëmarrësit që shkatërruan letrat u ftohën shumë më tepër se ata që i mbanin. Rezultatet e studimit u publikuan në revistën prestigjioze Scientific Reports of the Nature. “Ne prisnim që metoda jonë do të shtypte zemërimin në një masë të caktuar,” tha udhëheqësi i kërkimit Nobuyuki Kawai. “Megjithatë, ne ishim të habitur që tërbimi u eliminua pothuajse plotësisht.”

Leave a Comment

Your email address will not be published. Required fields are marked *