Një veprim bashkëpunues dhe i ngrohtë, apo akti përfundimtar i një grindjeje të shkurtër gjatë fluturimit? Ndonjëherë, pak gossip ndihmon të shpërqendrojë një komb të tërë, duke e larguar për pak kohë vëmendjen nga tensionet që janë në mbarë botën. Kështu, Franca po diskuton sot për kuptimin e një videoje virale ku protagonisti është presidenti Emmanuel Macron dhe gruaja e tij Brigitte Trogneux. Le ta shohim edhe ne me pak sy analizues çfarë ndodhi.

Çfarë po ndodhi me çiftin presidencial në Vietnam?

Të dielën e kaluar, çiftit presidencial iu prit udhëtimi në Hanoi të Vietnamit, ku nisën një tur zyrtar në Azi Juglindore. Në momentin që dera e avionit u hap, ndërsa presidenti po dilte, papritmas dora e gruas u shfaq dhe e goditi në fytyrë. Nuk ishte një shuplakë e fortë, por një shtytje e lehtë, si për t’i mbyllur për pak sekonda gojën, hundën dhe sytë apo për ta larguar disi prapa. Macron u duk i habitur fillimisht, me një shprehje të çuditshme në fytyrë, por sapo kuptoi se po xhirohej, buzëqeshi.

Pas kësaj, çifti zbritën nga avioni bashkë, por në momentin që presidenti i ofroi krahun gruas për të zbritur, ajo nuk e pranoi dhe mbajti dorën në shiritin e shkallëve, duke lënë ndjesinë e një tensioni të vogël të fshehur.

Grindje apo shaka? Media franceze dhe rrjetet sociale ndezin debatet

Titujt e mediave franceze pyesin: “Grindje apo bashkëpunim?”, ndërsa rrjetet sociale janë ndezur me komente dhe spekulime që Elizeu përpiqet t’i shuajë. Videoja, e shpërndarë nga agjencia Associated Press, nuk është e qartë nëse tregon një moment shaka apo irritimi.

Disa analistë të gjuhës së trupit vërejnë se sjellja e Macronit pas goditjes dhe refuzimi i Brigitte për të marrë krahun e tij, tregojnë se diçka nuk shkoi si duhet.

Në rrjetet sociale të partive opozitare, episodi është përkthyer si një krizë martesore dhe është përdorur për të vënë në dyshim seriozitetin e presidentit në një moment të ndjeshëm. Disa madje kanë rikthyer akuza të vjetra për marrëdhënien e tyre, ndërsa të tjerë kanë ngritur pyetjen: “Çfarë do të ndodhte nëse një burrë do të bënte këtë gjest?”

Reagimi i Elizeut dhe përpjekjet për të zbutur situatën

Fillimisht, Elizeu mohoi video-n, duke e konsideruar të manipuluar, por pasi u konfirmua e vërteta, një mik i afërt i presidentit foli për një grindje të vogël, të zakonshme në çift. Edhe stafi në avion tha se ishte vetëm një lojë e vogël mes tyre gjatë udhëtimit.

Zëdhënësi i Elizeut u shpreh gjithashtu se teoritë konspirative vijnë kryesisht nga qarqe pro-ruse dhe nuk kanë bazë reale.

Në fund, nëse kjo është vërtet një krizë në një nga çiftet më të komentuar dhe më të admiruar në botë, vetëm koha do ta tregojë. E vërteta është se vera sapo ka nisur…

Leave a Comment

Your email address will not be published. Required fields are marked *