Këngëtarja e famshme shqiptare Era Rusi ishte e ftuar në rubrikën “Muzikë kur dëgjoj” në “E Diell”. Ajo është surprizuar nga familjarë të saj, mbesa, motra, babai të cilët e kanë mbushur artisten me fjalë zemre.

“Tezushiii ky mesazh eshte per ty! Jemi te dy shume afer dhe dua te dish qe gjithmone ke qene nje mbeshtetje e madhe per mua, por edhe nje shok i vertete qe me ka ndihmuar ne cdo situate qe kam pasur nevoje. Kur ne jemi bashkë, ne vetëm qeshim dhe tallemi me njëri-tjetrin, ti luan rolin e të voglit, unë luaj rolin e të madhit për mua kjo shoqëri që kemi është një marrëdhënie shumë e veçantë dhe kushdo do të donte ta kishte çfarë kemi të dua shumë dhe të puth fort”, u shpreh mbesa për këngëtaren.

“Krah për krah, ose kilometra larg njëri-tjetrit, do të mbetemi të pandarë, pa kushte, pa arsye. Ti je forca ime, unë shpirti yt. Të dua përgjithmonë, motër”, ishte mesazhi i motrës.

Gjithashtu Era ka folur për herë të parë edhe për partnerin e saj, duke u shprehur se nuk është njeri publik. 

“Ai nuk është një djalë kamerash dhe unë e kam respektuar këtë. Jam shumë i lumtur, nuk di si të flas për dasmën”, u shpreh këngëtarja.

Leave a Comment

Your email address will not be published. Required fields are marked *