Pyetjet në çift janë gjithnjë një “lojë” interesante, ndaj ja ku po ju japim ca sugjerime, se për çfarë ta pyesni njëri-tjetrin, për të kuptuar se sa mirë e njihni.

Për vajzën:

Cila është kënga që ne si çift do të këndonim në karaoke?
 
Cila nga bluzat e tua është e preferuara ime?
 
Cili është talenti im i fshehur?
 
Kur dhe ku e kemi dhënë puthjen e parë?
 
Cila është gjëja e parë që ha sapo zgjohem?
 
Cili është filmi im i preferuar?
 
Cilat janë 3 gjërat që mbaj gjithnjë me vete?
 
Në cilën anë të shtratit fle unë?
 
Cila është aroma ime e preferuar?
 
Çfarë kisha veshur kur u takuam për herë të parë?
 
Çfarë hëngrëm/pimë në takimin tonë të parë?
 
Si e pi unë kafenë?
 
Cilat janë pushimet tona perfekte?
 
Kush më frymëzon më shumë?
 
Në të gjithë botën, cili është vendi im i preferuar?
 
Masa e reçipetave të mia?
 
Një situatë që më bën gjithmonë për të qeshur?
 
Cila ishte përshtypja e parë për mua?
 
Sa herë më ke parë Instagram-in/rrjetet sociale pa më bërë folloë?

Për djalin:

Cila është dhurata ime e preferuar nga të gjitha dhuratat që më ke bërë?
 
Cila është ëmbëlsira ime e preferuar?
 
Nëse të them tani që kam një biletë për një udhëtim, ku do të doje të shkonim?
 
Cila është skuadra ime e zemrës?
 
Po lojtari im i preferuar?
 
Si e kupton ti që unë jam i mërzitur?
 
Cila është gjëja që të acaron më shumë?
 
Jam person që do qentë apo macet?
 
Cila është kënga ime e preferuar?

Leave a Comment

Your email address will not be published. Required fields are marked *