computer-bride.full

Nëse ka një vend ku njerëzit kërkojnë për gjithçka, ai është pa dyshim Google. Edhe nuset e ardhshme nuk i shpëtojnë dot fiksimit për të kërkuar aty gjithçka për të cilën kanë dyshime. Ne kemi përzgjedhur 10 nga pyetjet më të kërkuara në Google nga nuset…

Kush e ka veshur fustanin më të shtrenjtë të nusërisë?

Coleen McLoughlin – $392,000

Kate Middleton – $427,000

Amal Alamuddin – $512,000

Kim Kardashian – $530,000

1 Victoria Swarovski – $1.2 milionë

Sa fustane duhet të provojë një nuse?

Shumica e nuseve provojnë 4-7 fustane nusërie dhe nuk duhet të provojnë më shumë se 10, sepse do të bëhen shumë konfuze.

Cili fustan nusërie më shkon me formën e trupit?

Fustanet me mëngë u shkojnë trupave trekëndësh.

Fustanet pa rripa/mëngë u shkojnë trupave në formë dardhe.

Fustanet në formë A-je u shkojnë trupave të vegjël (petite).

Fustanet me dy pjesë u shkojnë trupave në formë ore me rërë.

Si mund të shkoj në tualet me fustanin e madh të nusërisë?

Do të qëndrosh përballë WC-së dhe do të provosh të ulesh nëse mundesh, ndërsa njëra nga shoqet do të mbajë fustanin nga pas. Përndryshe, mikeshat e tua mund të të ndihmojnë duke mbajtur fustanin dhe ti të ulesh si normalisht. Shoqet janë për raste të vështira 

Sjell ters nëse e tregoj fustanin e nusërisë para dasmës?

Prej shumë vitesh ekziston një supersticion që dhëndri nuk duhet ta shohë nusen me fustanin e bardhë para dasmës. Megjithatë, mbetet një supersticion.

Çfarë duhet të vesh poshtë fustanit të nusërisë?

Të brendshmet varen gjithmonë nga modeli i fustanit. Disa fustane pranojnë të brendshme me rripa, disa jo, ndërsa disa duhet të vishen pa reçipeta. Nëse fustani është i ngushtë dhe dëshironi të theksoni format, mund të vishni edhe një korse. Po ashtu, disa nuse preferojnë të veshin ‘lingerie’ seksi. Gjithçka varet nga dëshira juaj dhe nga ajo që pranon modeli i fustanit.

Sa ka kushtuar fustani i Meghan Markle?

Sipas Daily Mail, që ka cituar disa burime, fustani i Meghan Markle kushtoi 100.000 paund.

Është më mirë ta blesh apo ta marrësh me qira një fustan nusërie?

Zakonisht ta marrësh me qira një fustan kushton më pak sesa ta blesh. Megjithatë varet gjithmonë nga marka, materiali, punimi dhe dëshira e nuseve./doramagazine

Leave a Comment

Your email address will not be published. Required fields are marked *