Miti 1

KUJTESA ËSHTË ORGAN

Shpesh flasim për kujtesën sikur të ishte një organ i vetëm. Nuk është e vërtetë! Kujtesa është proces abstrakt. Nuk ka një vend të veçantë në tru ku ndodh procesi i kujtimit.

Miti 2

SEKRETE PËR NJË KUJTESË TË FORTË

Nuk ka një mjet të vetëm për një kujtesë të fortë. Kujtesa përbëhet nga të paktën 3 procese të ndryshme përpunimi; ndijor, afatshkurtër dhe afatgjatë. Përmirësimi i kujtesës është si  zhvillimi i çdo aftësie; duhet të shpenzoni kohë për të mësuar teknikat dhe ti praktikoni ato.

Miti 3

KUJTESA ËSHTË SI NJË MUSKUL

Duke qenë se është e vërtetë që ushtrimi i kujtesës mund të  ndihmojë në përmirësimin e saj, ashtu siç ndihmon peshëngritja në forcimin e muskujve, ajo që bëni gjatë ushtrimit është më e rëndësishme se sa kohëzgjatja e tij. Përdorni lojërat për trurin që të krijoni strategjinë më të mirë për të gjallëruar kujtesën (mësoni përmendësh, jepini detyra vetes si student, etj).

Miti 4

KUR ARRINI NJË FARË MOSHE ËSHTË E PAMUNDUR TË PËRMIRËSONI KUJTESËN

Perkundrazi. Mos u përpiqni të shkoni kundër natyrës. Studimet e fundit kanë treguar se dobësimi i aftësive mendore, ndodh në një fazë më të vonshme të jetës, nga sa mendohej. Jo të gjitha aftësitë e kujtesës dobësohen njësoj; aftësia pamore dhe hapësinore te shumica e njerëzve dobësohen nga mosha 20-60 vjeç, por aftësitë verbale (kujtesa për emrat, historitë, fjalët dhe numrat) dobësohen pak përgjatë viteve. Një përvojë e pasur njerëzore dhe një bazë e gjerë njohurish, i ndihmon të moshuarit që të kryejnë punë mendore me të njëjtën shpejtësi, ose më shpejt se sa ata që janë shumë vite të rinj.

Miti 5

KUJTESA E STËRVITUR NUK HARRON KURRË

Nuk është e vërtetë që nëse e stërvitni kujtesën, nuk do të harroni më kurrë asgjë. Përparësia e një kujtese të stërvitur është se mund të mbani mend atë që dëshironi, por jo domosdoshmërisht gjithçka. Stërvitja e kujtesës ju ndihmon që ta ruani informacionin në mënyrë të atillë që ta keni më të lehtë  për ta gjetur kur t’ju nevoitet ( për shembull, kur plotësoni një fjalëkryq ose kur bisedoni)/doramagazine

Leave a Comment

Your email address will not be published. Required fields are marked *