
Ermal Meta dhe Naomi po mbanin një koncert në Circus Maximus, në Romë. Ndërkohë kur Ermali po këndonte nis një rrebesh i madh shiu. Stuhia i detyroi drejtuesit të mbroheshin me një çadër dhe mijëra fansa hapën çadrat ngjyra-ngjyra. Koncerti vazhdoi. Edhe pse u pre energjia elektrike.
Teknikët në prapaskenë po punonin për të zgjidhur ndërprerjen e energjisë së shkaktuar nga stuhia.
“Mendoj se kitara akustike është e vetmja gjë që funksionon.” Kështu tha Ermal Meta, për të argëtuar publikun, kthehet në skenë dhe këndon këngën “Hallelujah” nga Leonard Cohen. Ermali këndon dhe del dielli. Turma brohoriste e gëzuar dhe zëri mahnitës i Ermal Metës kumbonte në qiell./doramagazine