Elseid Hysaj ka reaguar pas kritikave në rrjet, ku tifozë të shumtë e fajësuan për golin e dytë të Italisë.

Në një video virale shfaqet Elseidi teksa ul kokën dhe shmang topin, i cili depërton në rrjetën e Shqipërisë. Përmes një postimi nga llogaria e re në Instagram, futbollisti shkroi:

“Pas ndeshjes me Italinë dhe evenimenteve të fundit, ndiej t’i kërkoj ndjesë të gjithë tifozëve shqiptarë për gabimin teknik dhe instinktiv që shkaktoi golin e dytë që pësuam”.

Më tej, shtoi se ky ishte një gabim loje dhe një vlerësim i rremë i trajektores.

“Kush më njeh e di mirë që do jepja çdo forcë që kam e do bëja çdo sakrificë për këtë bluzë, siç kam bërë gjithmonë”, u shpreh ai, duke thënë se ndjen keqardhje për mënyrën si u trajtua situata dhe nga ana tjetër, falenderoi tifozat që e kanë mbështetur./doramagazine

Leave a Comment

Your email address will not be published. Required fields are marked *