Duhet që të festohej Dita e Baballarëve që Mariza Ikonomi të na tregonte një foto të partnerit të saj. Në një foto bardhë e zi, me gota vere në dorë, Mariza uroi partnerin e saj në një dedikim të ëmbël për rrugëtimin e tyre si prindër.

“Gëzuar Ditën e Baballarëve, partneri im i përjetshëm në (prindërim) krim. Gëzuar për babin më të mirë!”, shkroi Mariza.

Partneri i Marizës, Blendi Greço, nisur nga llogaria e tij në Instagram, është sipërmarrës, pëlqen aventurat, të bëjë hiking, të fotografojë dhe të eksplorojë shtigje të reja me biçikletë.

Ata të dy u bënë para pak kohësh prindër të vogëlueshes Melody. Përmes një postimi në Instagram, Mariza dha lajmin e bukur dhe shkroi: “Dhe vjen një ditë që Zoti të dhuron gjithë botën dhe e vendos atë në duart e tua. Melodia e jetës e sime! Melody Ikonomi Greço”./doramagazine

Leave a Comment

Your email address will not be published. Required fields are marked *