Në një kohë kur “kryeqyteti” italian i modës, Milano, u përfshi nga moti i paqëndrueshëm gjatë “Milan Fashion Week SS 2024″, diellin nuk e sollën as trendet e reja, as ngjyrat që do të shohim së shpejti kudo, por buzëqeshja rrëzëllitëse e Julia Roberts. Aktorja e njohur Hollywood-iane mbërriti në kryeqendrën e Lombardisë për të marrë pjesë në sfilatën e Gucci-t, e cila shënoi debutimin e drejtorit të ri kreativ, Sabato De Sarno, i zgjedhur për të zëvendësuar ish-disenjatorin, Alessandro Michele.

Shfaqja e parë e “epokës De Sarno” ndau komunitetin e modës në dy kampe: ata që vlerësuan drejtimin e ri minimalist, rigoroz dhe më linear se stili barok me të cilin na kishte mësuar Alessandro Michele, dhe ata që u ankuan për thjeshtësinë e tepërt. Megjithatë duke lënë mënjanë polemikat, sfilata e shumëpritur mblodhi së bashku shumë VIP-a, si: Jessica Chastain, Ryan Gosling, Sabrina Impacciatore, Poppy Delevingne, Hailey Bailey, modelet Kendall Jenner, Vittoria Ceretti dhe Daria Werbowy. Mirëpo, ylli më i shumëpritur dhe i fotografuar i eventit ishte Julia Roberts, e cila magjepsi publikun me bukurinë, stilin e saj të rafinuar dhe elegancën klasike, një ikonë që përfaqëson më së miri kursin e ri të zgjedhur nga Maison Gucci dhe drejtori Sabato De Sarno.

Për këtë rast Julia Roberts kishte veshur një kostum Gucci në ngjyrë gri qymyri, i përbërë nga një xhaketë sportive me kopsa të dyfishta dhe xhepa anash dhe një palë pantallona të shkurtra Bermuda.

Aktorja mbante veshur një palë slingback të zinj, një model këpucësh i domosdoshëm i propozuar edhe në pasarelën e sivjetshme të Gucc-it.

Leave a Comment

Your email address will not be published. Required fields are marked *