Leja e lindjes është ajo periudhë kur nëna qëndron me fëmijën e saj për ta ndihmuar të voglin në procesin e rritjes. Kjo periudhë shërben për nënën, fëmijën dhe lidhjen mes tyre. Por, muajt kalojnë shpejtë dhe vjen koha kur nënës i duhet të rikthehet në punë. 

Për shumë prej tyre kjo periudhë përjetohet me ankthin dhe stresin e ndarjes nga fëmija. Si dhe përjetime negative për lënien e fëmijës në çerdhe. 

Në një intervistë të realizuar me trajnuesen e prindërimit Anjeza Sanço, ajo u shpreh se nënat e kanë të vështirë të gjejnë ekuilibrin punë-fëmijë. për t’u realizuar sa më lehtë kjo duhet që nëna së pari të zgjedhë vetë momentin se kur ndihet gati për t’u shkëputur nga fëmija. 

Gjithashtu në rast të kthimit në punë, nëna duhet ta njoftojë punëdhënësin të paktën dy muaj përpara për rikthimin, si dhe këtu nis edhe përgatitja e saj për ndarjen nga fëmija. 

Shkëputja duhet të nisi gradualisht dhe po kështu të jenë edhe orët e qëndrimit në çerdhe. Deri në momentin që fëmija është gati për të realizuar të gjithë programin ditor në çerdhe. 

Trajnuesja u shpreh se nënat duhet të bëjnë një planifikim të rregullt, në mënyrë që të shmangin ankthin e ndarjes. Gjithashtu ato duhet të bëjnë një kërkim për sa i takon çerdhes ku fëmija i tyre do shkojë, në rastet kur nuk ëhstë një çerdhe shtetërore./doramagazine

Leave a Comment

Your email address will not be published. Required fields are marked *