Hëna e re ka bërë hyrje të forta mbi venusin, diellin, uranin dhe jupiterin. Sipas astrologes Meri Gjini kjo duket sikur do të rregullojë humorin dhe do sjelli një atmosferë komplet ndryshe.

Kjo Hënë favorizon shumë nisje të reja, që fshihen risqe, por të mirëorganizuara. Të një plani të madh biznesi. Kjo periudhë do i bëjë të marrin hapa që do i rezistojnë kohës.

Hyrja e Hënës me Venusin bën që raportet personale të futen në një faze më të qëndrusheme. Faktori i të papriturës do jet prezent nga sot deri të enjten e ardhshme. Puna dhe familja është pika më e fortë e kësaj Hëne të Re.

Dashi
Gjatë këtij 4 ditëshi do merren me inpenjime në familje. Por duhet të jenë të kontrolluar me lëvzijet ekonomike. Hëna favorizon lëvizjet e punës. Çfarë do lloj lëvizje në lidhje me punën është e mbarë.

Demi
Hëna e re ndodh te ata, bën që tendenca për të patur ndryhsime në drejtime të ndryshme në jetën e tyre është e fortë. Ky katërditësh ka ndjesinë e jo-stabilitetit, nuk ndihen të sigurt mbi atë që ecin në të përditshmen. shtë mirë të planifikojnë fillime të reja pas datës 15.

Binjakët
Duket sikur janë me inpenjime të shumta dhe me pasiguri. Hëna për pak do kaloj të ata dhe do nxjerri në pah frikërat e tyre. Do ishte mirë që mendimet e tyre t’i ndajnë me ata që vlerësojnë më shumë. Kjo Hënë e re i ndihmon për qartësim dhe për çështjet e pratikës së tyre.

Gaforrja
Kjo Hënë e re shoqërohet me prurje të reja sociale apo profesionale. Me njerëz që mund t’i propozojnë çështje të rëndësishme në aspektin e karrierës. Duhet të jenë të kujdesshëm në mënyrën si gjykojnë, pasi kanë tendencën për të qenë sulmues me të tjerët.

Luani
Kjo Hënë e re favorizon shumë fillime të reja pune. Ose riorganizim të hapsirës së punës së tyre, me njerëzit që bashkëpunojnë dhe veprojnë. fundjava i dedikohet shoqërisë, edhe nëse nuk keni plan do e gjeni veten me miq e shokë.

Virgjëresha
Një hënë e re e favorshme, në hyrje pozitive me diellin tuaj. Për ata që kanë nisje pune të re është shumë e mbarë. Për ata që marrin vendime jete dhe plani profesional që keni në mendje është mirë të vendoset në axhend nisur nga sot dhe 14 ditë në vazhdim. Fundjava është sociale dhe do e gjejnë veten duke u ndjerë mirë dhe duke u argëtuar.

Peshorja
Me Marsin ballë për ballë dhe me këtë hyrje të Hënës së re rregullohen dy gjëra. E para situata në punë dhe e dyta çështje që i përkasin komunikimit. Çdo gjë që keni për të rregulluar dhe për të diskutuar në punë dhe në familjë, mendime dhe diskutime është mirë që t’i ndani tani. Ju jepet mundësia për t’i sqaruar dhe rregulluar.

Akrepi
Do të duhet me këtë hënë të re ballë për ballë vetes, duhet të jenë të hapur me çfarë dëgjojnë nga njerëzit përrthet. Mund të jenë bashkëpunime. Varet si do i dëgjojnë. Nëse janë të qetë do dëgjojnë çfarë duhet, nëse nuk janë të qetë mund t’ju prishet qetësia.

Shigjetari
Një hënë e re në pozicion që ju detyron të mereni me zgjidhje të çështjeve familjare. Fundjava i gjen në nevojnë për arratisje dhe lëvizje të vogla.

Bricjapi
Kjo Hënë e re do i gjej në firmosje të rëndësishme ose në blerje të rëndësishme. Këtë fundjavë do e gjejnë veten duke u rrethuar me familjarë, jo për detyrim, por për të ndarë gëzime.

Ujori
Mezi presin të futen në rutinën e zakonshme. Është ajo që i ka munguar dhe që i bën të ndihen rehat dhe qetë. Problematikat në ekonomi nuk do mungojnë, por kjo hënë e re bën të mundur të keni lajme gocha të forta që zotërojnë statusin profesional dhe ekonomik.

Peshqit
Fundin e javës dhe këtë hënë e patën në trekëndësh me saturnin. Këto hyrje janë nga më të mbarat dhe më të begatat. Përsa i përket çështjeve familjare, shtëpisë, dashurisë apo zgjerimit familjar momenti është tani. Projektet afatgjata kanë momentin e vet. Afatshkurtër do e gjejnë veten me detyrime që do zgjasin.

Leave a Comment

Your email address will not be published. Required fields are marked *