
Këngëtarja shqiptare Besa Kokëdhima do të performojë sot në Festivalin e Këngës në Eurovision 2024. Besa do të përfaqësojë Shqipërinë me këngën “Titan”, e cila do të jetë e 6-ta në radhë.
Shqiptarët kudo ndodhen mund të votojnë me kodin 02 në numrat e telefonit vendosur në dispozicion nga shteti ku ata jetojnë, nga vendet pjesëmarrëse.
Ndërkohë janë shpallur edhe 10 finalistët e parë, që janë:
· Serbia
· Portugalia
· Sllovenia
· Ukraina
· Lituania
· Finlanda
· Qipro
· Kroacia
· Irlanda
· Luksemburgu./