Aktorja Elia Zaharia dhe princ Leka Zogu II i kanë dhënë zyrtarisht fund martesës së tyre disa vjeçare, prej të cilës erdhi në jetë edhe vajza Geraldina.

Sipas marrëveshjes, Elja do të jetojë në një apartament 257 m2 në qendër të Tiranës, pas ish-hotel Dajtit, që Leka ia ka dhënë vajzës, Geraldinës por mund të përdoret nga aktorja për aq kohë sa ajo nuk ka një partner. Po ashtu Elia do të ketë në pronësi të plotë një dyqan 134 m2 në katin -1 të këtij pallati si dhe një parking rreth 47 m2.

“Përfituesja, nëna e humbet këtë të drejtë në rast të krijimit të një marrëdhënieje të re martesore ose bashkëjetese.”, theksohet në marrëveshje.

Deri sa të jetë gati apartamenti, Elia do të jetojë me vajzën e saj tek Pallatin Mbretëror, dikur “Ish-Pallati i Pionerëve”, rruga Murat Toptani, Tiranë./doramagazine

Leave a Comment

Your email address will not be published. Required fields are marked *