Kafeja është pija më e preferuar në të gjithë botën, në raport me pijet e tjera. Por përveç kësaj, një filxhan me kafe mund t’ju ndihmojë në shumë aspekte të tjera. Ja disa këshilla!

Kafeja përdoret për të hequr aromat e këqija. Për shembull, nëse qëroni një hudhër, pas kësaj lajini duar me kafe.

Maskë për fytyrën. Kafeja heq qelizat e vdekura dhe ka një efekt antirrudhë.

Të pastroni frigoriferin nga aromat e pakëndshme. Vendosni një filxhan me kafe në frigorifer, kështu ajo do të thithë të gjithë aromat e forta të ushqimeve.

Redukton celulitin. Kremrat anticelulit kanë përbërës kafeinën. Ndaj nëse doni të kurseni para masazhojeni trupin tuaj me kafe.

Nëse mbani kafshë shtëpiake, kafeja ju vjen në ndihmë për të zhdukur të gjithë parazitët që mbajnë kafshët.

Kafeja është produkti numër një për maskat e bukurisë. Një ndër to është edhe për flokët. Nëse e masazhoni kokën me pak kafe, atëherë flokët tuaj do të marrin një shkëlqim dhe mbi të gjitha nuk do t’ju bien më.

Për pastrim për mobiliet e drurit. Shmangini produktet e pastrimit që edhe mund t’jua dëmtojnë mobiliet, dhe përdorni kafe.

Dekorim për shtëpinë. Përveçse shtëpia juaj do të mbajë një aromë të mirë, për më tepër do t’i japë asaj një pamje të bukur./doramagazine

Leave a Comment

Your email address will not be published. Required fields are marked *