Miliarderi dhe themeluesi i ‘Facebook’, Mark Zuckerberg ka festuar ditën e djeshme 40-vjetorin e lindjes. Përmes një postimi në rrjetet sociale, Zuckerberg ka ndarë fotot nga momenti i festës, krah bashkëshortes së tij Priscilla Chan dhe tre vajzat e tij.

“Faleminderit për 40 vitet e para! Priscilla më organizoi një festë të vogël dhe rikrijoi një sërë vendesh ku jetoja vitet e para:

(1) Dhoma ime e fëmijërisë ku mësova të kodoja

(2) Konvikti i Harvardit ku hapa Facebook-un

(3) Apartamenti i parë me vetëm një dyshek ku qëndrova derisa arritëm në 100 milionë njerëz

(4) Zyra ku punuam ditë e natë për të luftuar konkurrentët

(5) Piceria e Pinocchio-s kur jetoja në kolegj

(6) U tregoj vajzave të mia dhomën ku u rrita

(7) Mirënjohës që njerëzit udhëtuan nga e gjithë bota për të festuar me mua

Ja për 40 të tjerat!”, shkruan Zuckerberg./doramagazine

Leave a Comment

Your email address will not be published. Required fields are marked *