Portreti i parë zyrtar i pikturuar i mbretit Charles III që nga kurorëzimi i tij është zbuluar në Pallatin Buckingham.

Piktura është krijuar nga Jonathan Yeo, i cili më parë ka pikturuar portrete të të famshëmve duke përfshirë Idris Elba, Cara Delevingne, Sir David Attenborough, Nicole Kidman, Malala Yousafzai dhe ish-kryeministrat Sir David Cameron dhe Tony Blair.

Portreti përshkruan mbretin Charles të veshur me uniformën e Gardës Uellsiane, nga e cila u bë kolonel në vitin 1975. Dimensionet e pikturës, e cila është bërë me bojëra vaji në pëlhurë, ishin specifike për t’u përshtatur me arkitekturën e Drapers Hall aty ku do të varet.

Zbulimet janë gjithmonë pak stresuese, si për të pikturuarin ashtu edhe për artistin, por sidomos kur njëri prej tyre është mbret. Yeo bën shaka: “Nëse kjo konsiderohet tradhti, unë mund ta paguaj fjalë për fjalë me kokën time, që do të ishte mënyra e duhur që një piktor portreti të vdiste, t’i prehej koka!”

Në fakt, Yeo nuk do ta humbasë kokën sepse nuk ka ekzekutime për një portret të një monarku që nuk u prit mirë, të paktën në kohët moderne.Portreti do të ekspozohet publikisht për një muaj në Galerinë Philip Mold në Londër, nga 16 maji deri më 14 qershor. Vepra e artit do të shfaqet në Drapers’ Hall nga fundi i gushtit./doramagazine

Leave a Comment

Your email address will not be published. Required fields are marked *