Këngëtarja Besa Kokëdhima nuk është përzgjedhur me këngën e saj Titan, për të dërguar Shqipërinë në finalen e Eurovision.

Ajo performoi në natën e dytë të garës, e shoqëruar nga balerinët ku kishte zgjedhur të vishte një fustan të shndritshëm. Por Kokëdhima ia doli të dhurojë shumë energji dhe adrenalinë me këngën e saj Titan, të cilën e këndoi në gjuhën angleze dhe ndezi skenën në Malmo Arena, Suedi.

Ndërkohë 10 vende që kaluan gjysmëfinalen e parë që ishin: Serbia, Portugalia, Sllovenia, Ukraina, Lituania, Finlanda, Qipro, Kroacia, Irlanda, Luksemburgu. Nga gjysmëfinalja e dytë në finale kaluan Letonia, Austria, Holanda, Norvegjia, Izraeli, Greqia, Estonia, Zvicra, Gjeorgjia, Armenia.

Si dhe 6 vendet si Franca, Italia, Anglia, Gjermani, Spanja dhe Suedia shkojnë automatikisht në finale./doramagazine

Leave a Comment

Your email address will not be published. Required fields are marked *