
Ksamili është përzgjedhur mes 15 plazheve më të bukura evropiane nga European Best Destinations.
Megjithatë Ksamili nuk është në top dhjetëshen e plazheve më të bukura pasi plazhi shqiptar renditet në vend të 14-të.
Në top 10-ën dominojnë destinacionet spanjolle dhe greke, por në vend të parë është gjiri i Ghajn Tuffieha, në Maltë.
Çfarë shkruhet për Ksamilin!
“Në vendin e katërmbëdhjetë është plazhi i Ksamilit, në Shqipëri: i përcaktuar si “një nga plazhet më të bukura sekrete në Evropë”, është vetëm njëzet minuta nga qendra e qytetit të Sarandës, një nga kryeqytetet evropiane të të rinjve.”
15 plazhet më të bukura në Evropë!
15-Plazhi i Vajit në Kretë
14-Ksamil-Sarandë
13- Plazhi i Grado-s, në Friuli-Venecia
12- Scialara, plazhi ikonik pulian në Vieste, Puglia
11-Plazhi grek Katsiki
10- Plazhi i Calpe, në rajonin Costa Blanca të Spanjës
9-As Catedrais, një plazh në Galicia-Spanjë
8-Plazhi i Gjirit të Shën Palit, në juglindje të Rodosit, Greqi.
7-Plazhi Odeceixe, në kufirin midis Alentejo dhe Algarve, në Portugali
6-Një nga plazhet më të bukura në Ishujt Kanarie është Las Teresitas
5-Korfuzi dhe Greqia sërish në renditje, Porto Timoni në vend të pestë
4-Canal d’Amour, një plazh në fshatin Sidari në ishullin e Korfuzit.
3-Plazhi më i bukur në Turqi është Oludeniz, në vendin e tretë.
2-Plazhi Monte Clérigo, i renditur i dyti, një nga më të bukurit në rajonin portugez të Algarve.
1-Në vend të parë është gjiri i Ghajn Tuffieha, në Maltë!/doramagazine