Ai është pa diskutim një nga emrat më të rëndësishëm në fushën e blertë, një futbollist i jashtëzakonshëm që ka dhuruar aq shumë emocione dhe gola të paarritshëm në të gjitha performancat e tij, por as fama dhe as suksesi duket se nuk e bëjnë “imun” Cristiano Ronaldon përballë ligjeve të ashpra të Sheriatit. Ylli portugez rrezikon të dënohet me 99 goditje me kamxhik nga një gjykatë iraniane.

Gjatë një vizite në Teheran, ai u takua me piktoren e njohur iraniane Fatemeh Khamini, e cila i dorëzoi dy portretet e tij. Fatemeh është 85% me aftësi të kufizuara dhe punon me këmbën e saj të djathtë. Ronaldo e përqafoi dhe e puthi për ta falënderuar, por ky veprim ka zemëruar dy avokatë iranianë që ngritën një padi kundër tij.

E pazakontë, Cristiano Ronaldo rrezikon të dënohet me 99 goditje

Në Iran, përqafimi dhe puthja e një gruaje tjetër ndërkohë që je i martuar konsiderohet tradhti bashkëshortore, ndaj gjykatat vendase mund ta dënojnë me 99 goditje me kamxhik, në rast se 38-vjeçari viziton sërish Iranin.

Gruaja, një artiste e re që pikturon me këmbë, pasi mësoi se lojtari do të mbërrinte në Iran për ndeshjen, i kishte besuar një dëshirë të madhe rrjeteve sociale: të takonte idhullin e saj dhe t’i jepte një portret që kishte krijuar. Një ëndërr që Fatemeh e pa të realizuar pak para ndeshjes. Ronaldo donte ta takonte dhe mori si dhuratë dy piktura me fytyrën e saj. Në këmbim, kampioni i dhuroi asaj një nga bluzat e tij të kompletuara me dedikim dhe autograf.

Sipas të përdishmes spanjolle “Marca”, dënimi mund të falet nga një gjyqtar nëse Cristiano Ronaldo tregon pendesë për veprimin e kryer.

Leave a Comment

Your email address will not be published. Required fields are marked *