Ndërsa ditët kalojnë, banorët e edicionit të tretë të “BBVIP” kanë nisur të afrohen më shumë me njëri-tjetrin, cka do të thotë se kanë nisur edhe rrëfimet për jetën private dhe eksperiencat e tyre. Një gjë të tillë e ka bërë edhe Roza Lati, e cila deri më sot nuk ka folur pothuajse fare për marrëdhënien e saj të fundit, edhe pse dihej që ishte e lidhur, marrëdhënie kjo që duket se ka mbaruar dhe moderatorja është shprehur edhe e zhgënjyer nga ish-partneri. 

Kështu, në një bisedë me Mertion Mjekiqin, Roza ndër të tjera ka treguar se arsyeja e ndarjes ishte distanca, por jo vetëm kjo, edhe fakti që ai nuk ishte prezent në momentet e saj më të vështira, që nuk kishte bërë përpjekje të vinte pranë saj. Pjesë nga biseda: 

“Roza: Lidhje në distancë, distanca nuk shtyhet

Meritoni: Po përveç distancës?

Roza: Po pra po nuk erdhi. Në momentet e mia më të rëndësishme nuk ishte asnjëherë.

Meritoni: po ndoshta ka pasur arsye, ndoshta ka pasur probleme duhet me dalë edhe në anën tjetër

Roza: Po ka probleme robi, unë s’po them tani hajde rri me mua një muaj ose një javë. por në ditët e mia më të zeza e merr avionin rri edhe thjesht mbasdite, vjen në drekë edhe ikën në darkë.”

Po ashtu Roza foli edhe për një “gol” që ish-partneri i ka bërë, duke shkuar tek mamaja e saj, Rita Lati, që të kërkonte rikthimin me moderatoren, duke shfrytëzuar kështu faktin që aktorja e njohur “e donte shumë”. Megjithatë, sipas Rozës, dashuria për të kishte mbaruar prej 1 viti dhe rikthimin nuk ishte i mundur. 

https://www.instagram.com/p/C2KXJFGsdnJ/?utm_source=ig_embed&utm_campaign=embed_video_watch_again

Leave a Comment

Your email address will not be published. Required fields are marked *