Pikat e zeza formohen nga grumbullimi i sebumit, një substancë vajore që prodhohet për të ushqyer dhe mbrojtur lëkurën. Duke qenë se sipërfaqja e lëkurës mban edhe papastërtitë, ato grumbullohen dhe pas procesit të oksidimit prej kontaktit me ajrin marrin ngjyrë të errët, duke krijuar në dukje pika të zeza mbi lëkurë.

Fytyrat mikse dhe të yndyrshme janë më të rrezikuara nga ky fenomen.

Për t’i parandaluar duhet krijuar një rutinë e rregullt për kujdesin e lëkurës, duke e pastruar mirë, për të ndaluar krijimin e tepër të sebumit. Hidratimi i mirë gjithashtu kontrollon prodhimin e yndyrës, ndaj kushtoji vëmendje.

Një tjetër zgjedhje e zgjuar është edhe përdorimi i produkteve për peeling që e pastrojnë lëkurën në thellësi. Acidi salicilik, është ndihmë e madhe në këtë rast, po ashtu edhe retinoids.

Këshillohet të flasësh me një dermatolog/e për të ndjekur një protokoll të saktë dhe specifik rreth kësaj problematike. Por produktet që këshillohen të përdoren nga shumica e tyre, pavarësisht markës, kanë përmbajtje acidesh dhe retinoli. Ka rëndësi eksfolimi i lëkurës dhe pastrimi i saj me metoda kimike profesionale./doramagazine

Leave a Comment

Your email address will not be published. Required fields are marked *