Sara Gjordeni është larguar ditën e sotme nga Instagrami. Edhe pse është shumë aktive në mediat sociale, ditën e sotme ajo ka habitur ndjekësit duke çaktivizuar llogarinë e saj.

Nuk dihet arsyeja e këtij veprimi, ndoshta do të shijojë shtatzëninë në privatësi, ndoshta ka ndonjë problem teknik, ose ndoshta është një lëvizje për vëmendje.

Pak javë më parë ata zbuluan se do të bëhen së shpejti prindër për herë të parë. E po ashtu Bardhi vendosi që t’i propozonte Sarës në emisionin “Cherry on Top”, ku u ul në gjunjë dhe Sara tha “PO”.

https://www.instagram.com/p/C59VALutyPM/?utm_source=ig_embed&ig_rid=c09a50cb-c532-4231-82f1-14de398451f4&img_index=1

Tani fansat po aludojnë se ata mund të jenë martuar. Para pak ditëve Sara ndryshoi mbiemrin në Instagram, duke shkruar  “Sara Nikol Idrizi”, duke nxitur aludimet e publikut se çifti i kanë kurorëzuar me martesë dashurinë e tyre.

Lajmi ende nuk është konfirmuar nga dyshja dhe veprimi mund të jetë nxitur thjesht nga dëshira për të patur mbiemrin e partnerit. Kush e di…

Leave a Comment

Your email address will not be published. Required fields are marked *