U raportua se uebfaqja e familjes mbretërore, royal.uk, u hoq për rreth 90 minuta, duke shfaqur një mesazh gabimi nga rreth orës 10.20 të mëngjesit të së dielës. Kaq mjaftoi që një shkëndijë dyshimi dhe shqetësimi të përhapej vërdallë.

Sipas dailymail një burim mbretëror ka thënë se hakerët “nuk kishin fituar akses në faqen e internetit të familjes mbretërore”. “Uebfaqja u mbyll për shkak të një sulmi të Mohimit të Shërbimit për rreth një orë e gjysmë. Nuk kishte qasje në sistemet ose përmbajtjen tonë,’.

Sulmi kibernetik erdhi vetëm dy javë pasi dënimi i mbretit Charles për ‘agresionin e paprovokuar’ të Rusisë u prit me ovacione të vazhdueshme në Paris, pasi ai deklaroi se “Ukraina duhet të mbizotërojë”.

Leave a Comment

Your email address will not be published. Required fields are marked *